E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analizë/Tre sfiduesit e Obamës

16-08-2011 / Gazeta 55

Me shumë probabilitet me 6 nëntor të 2012 SHBA-të do të zgjedhin presidentin e tyre të ri, mes Obamës, dhe një prej këtyre të treve. Sondazhi mes mbështetësve republikanë i mbajtur të shtunën në Iova ka pasur një pasojë të rëndësishme: ka bindur individin Tim Paulenty, ish-guvernator i Minesotës dhe për shumë kohë i referuar si kandidati më i fortë dhe më me ndikim, të tërheqë kandidaturën e tij. Shtypi i SHBA-ve tashmë është duke diskutuar mbi arsyet e humbjes së mbështetjes së Paulenty, të cilit fushata kish kohë që i kishte humbur forca dhe vëmendja. Revista prestigjioze e ideve “the Atlantic” flet për kufizimet karizmatike dhe financiare të Paulenty dhe sidomos prekjen nga një ciklon që zhduku fushatën e tij, duke e frenuar atë të merrte fluturimin nga Iova.
Ky ciklon quhet Michele Bachmann, parlamentare ultra-konservatore e Minezotës, përkrahëse e Tea-Party (partisë së çajit) dhe fitues e sondazhit brenda anëtarëve në Ames. Pothuajse askush nuk mendon se ajo mund të fitojë me të vërtetë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke bindur  votuesit e moderuar dhe të pavarur, por ka mbështetjen e një pjese të madhe të bazës të Partisë Republikane dhe të votuesve ungjillorë e konservatore për të cilën duhet të  luftojë, edhe me kandidatin tjetër  të fortë, të shfaqur në këto ditë  të fundit brenda llojit republikan. Emri i tij është Rick Perry, dhe është guvernatori aktual i Teksasit.
Profili i Perry nuk është shumë e ndryshëm nga ajo e Bachmann – sepse të dy kundërshtojnë martesat mes homoseksualëve, abortin, mbështesin dënimin me vdekje, janë në favor  të "dizajnit inteligjent" të krijimit të botës, kritikë ndaj ngrohjes globale.
Ndryshe nga Bachmann, megjithatë, Perry duket si më e drejtë dhe më i pranueshëm për elektoratin mesatar amerikan dhe baza e partisë Republikane mund ta konsiderojë atë më të besueshëm në funksion të sfidës kundër presidentit në detyrë Barak Obama. Perry është kandidati i fundit që i është bashkuar garës, por tashmë ai gëzon shumë pikë në sondazhe, dhe ka një makinë efiçente organizative dhe një popullaritet të mirë në shtetin e tij, të cilin e drejton në mënyrë të të vazhdueshme që nga viti 2000.
Limiti i tij, ndoshta është strategjia që ai ka përzgjedhur për zgjedhjet paraprake brenda republikanëve. Sepse shteti i parë në të cilën do të votohet Iova, me 6 shkurt 2012, ka shumë mundësi të preferohet Michele Bachmann. Dhe se shteti i dytë në të cilën votohet është Nju Hampshire, me shkurt 14, dhe aty Mitt Romney ka një avantazh të madh në sondazhe. Fushata elektorale e Perry ka shumë të ngjarë të humbasë forcë para se konkurrenca të lëvizë në shtetet më të favorshme për të. Edhe pse Mit Romnye, ish-guvernator i Massachusetts dhe kandidat i tretë i fortë i mbetur në fushë, ka shumë para për të shpenzuar në fushatë, dhe një organizim pune dy vjeçare dhe një eksperiencë të filluar qysh në  zgjedhjet paraprake në vitin 2008.
Megjithtë, gjërat mund të ndryshojnë akoma, tani duket e pamundur që kandidati republikan mund të jetë dikush tjetër dhe një jo një nga këto  tre të sipërpërmendur. Të gjitha gjasat, me 6 nëntor 2012 Shtetet e Bashkuara do të zgjedhin presidentin e tyre të ri mes Barak Obama dhe një nga tre pretendentët: Mitt Romney, Rick Perry dhe Michele Bachmann. E vetmja gjë që mund të ndryshojë këtë panoramë është kandidatura e Sarah Palin, që sot për sot nuk është diskutuar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›