Shkarkimet ne hidrocentrale, rikthehen permbytjet ne Shkoder
Shkoder- Shkarkimet ne liqenin e Fierzes dhe kaskaden e Drinit rikthejne permbytjet ne qarkun e Shkodres. Zona e Nenshkodres mbetet gjithnje me e prekura nga vershimet e ujerave, edhe per faktin se pjesa me e madhe e ndertesave jane ngritur pa studime dhe pas viteve 90-te. Siperfaqe te medha toke dhe dhjetera shtepi po rrezikohen te permbyten, nderkohe qe ne disa zona ka nisur evakuimi i banoreve si pasoje e prurjeve te lumit Drin dhe Buna e shkarkimeve me intensitet 1100 m3 uje ne sekonde, nderkohe qe zona me e prekur per momentin eshte fshati Ashte, i komunes Bushat, i cili ndodhet buze lumit Drin. Shkarkime ditet e fundit ka pasur edhe nga Vau i Dejes dhe uji po vershon drejt zonave te Obotit dhe Dajcit, ku prurjet e lumit Buna qe furnizohen nga lumi Drin kane nisur te dalin mbi siperfaqen e tokave. Ne prefekturen e Shkodres eshte mbledhur edhe Shtabi i Emergjencave, ku eshte hartuar plani i masave per te pasur deme sa me minimale. Gjate takimit eshte vene ne dukje se nuk ka vend per panik dhe situata eshte nen kontroll te plote, kurse evakuimet jane kryer vetem ne ato banesa qe ndihen me te kercenuara nga ujerat. Gjithashtu jane derguar ndihma ne ushqime e cadra per familjet e evokuara ne Ashte. Qytetin e Shkodres e ka vizituar ne fundjave edhe drejtori i Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme e Pushtetit Lokal, Alfred Olli, i cili ka inspektuar nga afer situaten e krijuar. Ne nje komunikim me mediet, Alfred Olli eshte shprehur se po shikohet mundesia per largimin e banesave dhe ndertimin e tyre ne zona me te sigurta.