Abuzime me ndarjen e tokave turistike, KLSH-ja denoncon 9 persona
Nëntë persona janë vënë në ndjekje penale për abuzime me tokat. Ka qenë KLSH-ja ajo që ka denoncuar një akt të tillë. Ndër të akuzuaritjanë 3 ish-kryetarë të Komisionit të Ndarjes së Tokave në Bashkinë e Orikumit, 2 ish-kryepleq dhe anëtarë të Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Radhimë, ish-kryetarin e Komisionit të Ndarjes së Tokës në Tragjas, 2 ish-përgjegjës në Këshillin e Qarkut Vlorë dhe ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut të Korçës, pas shitjes në mënyrë të paligjshme të një sipërfaqeje prej 300 metër katror.
KLSH-ja ka ushtruar kontroll dhe ka vërejtur shkelje në dhënien e tokave në zona të preferuara si Radhimë, Orikum dhe Tragjas. Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë konstatoi 19 raste të regjistrimit në mangësi të dokumentacionit, për një sipërfaqe prej 157 810 meter katror.
Ndërsa po në këto vende nga ish-komisionet e ndarjes së tokës janë konstatuar dhënie abuzive tokash në kundërshtim me vendimet e qeverisë për sipërfaqe mbi 123 ha tokë. Në 27 raste janë konstatuar mbivendosje pronash si dhe shkelje të tjera.
Por edhe komuna Dajt është e prekur nga abuzimi me tokat. Pasi në raportin e KLSH-së ish-komisioni i tokës në Linzë ka dhënë në pronësi një sipërfaqe prej 35350 metr katror, pavarësisht se figuronte si zonë pyjore. Po në këtë komunë janë konstatuar edhe abuzime me buxhetin e shtetit në vlerë rreth 149 milionë lekë të rinjsi pasojë e mospagimit të 1%të vlerës së investimit, apo tejkalimit të shpenzimeve në telefoninë celulare.
Ndërkohë në Këshillin e qarkut Korçë si pasojë e mosvjeljes së TVSH-së dhe tatimt në burim i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, prej afro 1.7 milionë lekë.