Akademia e Shkencave- hidhet poshtë kërkesa për shfuqizimin e ligjit
Një e pesta e deputetëve ka kërkuar shfuqizimin e ligjit për Akademine e Shkencave. Por gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar sot kërkesën e tyre. Hedhjen poshtë të kësaj kërkese e ka kërkuar edhe vetë Akademia e Shkencave pasi me një propozim të tillë ajo do të ishte e paekzistueshme dhe do të humbisnin të gjtha marrëdhëniet e vendosura me akademitë homologe jashtë vendit. Sipas avokatit të deputetëve, ligji i ri cënon lirinë akademike, cënon autonominë e këtij institucioni dhe diskriminon anëtarët e saj, prandaj duhet të shfuqizohet. Nga ana tjetër përfaqësues të Këshillit të Ministrave kanë shpjeguar para trupit Gjykues se ligji i ri nuk cënon aspak lirinë akademike dhe autonominë, por synon të modërnizojë atë.