E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me energjinë elektrike, gjykata dënon qytetarët

Autori i Lajmit: red.
Ndëshkimi i personave që vjedhin energjinë elektrike , është një ndër format që KESH përdor për të luftuar këtë fenomen që çon në rritjen e nivelit të humbjeve të energjisë elektrike, mosarkëtimin e saj dhe bilancin negativ të këtij filiali . Energjia elektrike që vidhet me anë të ndërhyrjeve në matësa, lidhjeve të dyta dhe atyre të paligjshme , ka qenë objekt i denoncimeve të KESH-it në organet përkatëse. Nga fillimi këtij viti, gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhenë 20 vendime për personat e paditur nga KESH-i për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa të tjerë proçese penale me këtë akuzë janë në shqyrtim. Nga vendimet e marra prej Gjykatës, 13 i përkasin qytetit të Shkodrës , ndërsa ka të paditur dhe nga Malësia e Madhe, komunat Rrethina ,Postribë e Temal . Të gjithë të paditurit janë deklaruar fajtorë dhe në 6 raste ato janë dënuar me burgim 1- 3 muaj por për të gjithë është vendosur pezullimi i ekezekutimit të vendimit duke e kthyer atë në dënim me kusht 2-3 vjet. Ndërsa në rastet e tjera gjykata ka vendosur dënimin e e të akuzuarve me masa adnministrative që përfshijnë gjoba që variojnë nga 50.000- 105.000 lekë në varësi të dëmit që i është shkatuar KESH-it nga energjia elektrike e vjedhur . Duke qenë se vetëm në një rast i padituri nuk e ka pranuar akuzën , ndërsa në të gjitha rastet e tjera të paditurit e kanë pranuar fajin e bërë dhe kanë kërkuar nga gjykata mëshirë, kjo ka vendosur që të aplikojë për ta gjykimin e shkurtuar , që i zbret 1/3 e dënimit. Kjo ka bërë që të ulet dhe shuma e parave që do paguhet si gjobë për këtë vepër penale. Megjithë këto masa dhe me rritjen e arkëtimeve të energjisë elektrike të faturuar, burimet bëjnë të ditur se energjia elektrike vazhdon të vidhet dhe pse task-forca e kësaj ndërrmrrjeje nuk ka nguruar të penalizojë abonentë familjarë apo dhe biznes që vjedhin energjinë elektrike, apo ato që e lidhun energjinë elektrike pa bërë fare kontratë me KESH. Situata duket më e mirë , ndërsa një vit më parë , drejtues të OSSH patën deklaruar se në Shkodër 50% e ebergjisë elektrike vidhej.

Ky lajm është publikuar: 18/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›