Lukova turistike e plazheve të virgjër
Autori i Lajmit: Laureta Roshi
Ekranet jane plot me informacione nga politika, ngjarjet e përditshme pak hapësirë lënë për të kaltrën e ujërave të detit apo retë e bardha të qiellit... Kjo pjesë e romantizmit i takon reporterëve në provincë, që raportojnë për mediat lokale. Drejt qendrës raportohet për kronikën e zezë apo deklaratat e politikanëve vizitorë. Dhe për të rritur mundësitë e pasqyrimit të ndryshimeve në infrastrukturën e turizmit u dërgua një ftesë redaksive në Tiranë, për të kaluar një fundjavë në komunën Lukovë, për të parë nga afër mundësitë e reja që ofron Bregu për turizëm. Lukova është edhe komuna me vijë bregdetare më të gjatë të Jonit shqiptar, 18 kilometër gjatësi ku janë plazhet e Borshit, Bunecit, plazhi i Shpellave, i Kakomesë, Krorëz, gjire të virgjër që u kanë shpëtuar ndërtimeve pa leje. Drejt jugut të ngrohtë, përmes rrugës nacionale të Bregut, mbërritën në Lukovë disa prej kolegëve të ftuar.
Udhëtimi
Ndryshimi më i dukshëm ishte se edhe gjatë kontakteve me telefon në udhëtim zëri i gëzuar i Florës, Gertit e Magdës që tregonin se udhëtimi i gjatë nga Tirana nuk i kishte lodhur. Të rrugëtosh drejt Sarandës përmes bregut do të thotë të ndjekësh Egnatian e dikurshme, më saktë rruga është paralel me bregun si Egnatia, por 300 metër më lart. Bregdeti i Poshtëm i Rivierës, përgjatë të cilit shtrihet sot territori i komunës së Lukovës, ka qenë në Antikitet pjesë e territorit të fisit ilir të Kaonëve të Epirit.
Kanë përfunduar punimet në 6 nga 10 lotet e rrugës së Bregut, mbi rrugën e hershme ndërtuar nga austriakët robër të italianëve në luftën botërore.
Në Borsh
Mbrëmja e parë në hotelin e Betës, te Elisabeta Gjoni në Borsh . “Ku është hoteli që do takohemi? ..”Ne fund të vijës së plazhit të Borshit”.. Hoteli i Betës shquhet nën perëndimin e diellit me ballkonet rozë e lulet e harlisura në anë te catisë së drunjtë. Nata bie ngadalë. Në oborrin e hotelit dy katësh, nën aromë lulesh të egra e zhurrmë dallgësh kryetari i komunës Vladimir Kumi, këshilltarë të komunës dhe të zotët e hotelit mirëpritën gazetarët. Pyetjes se si kaloi rruga kolegët u përgjigjën duke pyetur me kureshtje sesa kohë do të mbarojë deri në Sarandë. Po punohet në lotet e fundit të rrugës, në lotin që lidh Borshin me Piqerasin dhe Piqerasin me Lukovën. Vizitat më të fundit të kryeministrit Berisha dhe afrimi i fushatës elektorale duket se i ka dhënë një ritëm më të shpejtë punës. Të flesh nën dallgë..pas darkës ku këmbejmë informacionet më të fundit për ndryshimet në redaksitë e Tiranës, programin e fundjavës në Lukovë dhe asaj që ka ndryshuar në këtë pjesë të bregut nga investimet e banorëve emigrantë në vendin fqinjë. E shtuna me kolegët e ardhur nga Tirana dhe Fieri fluturoi. Lundrimi me anijen e peshkimit përgjatë vijës bregdetare, dreka ne Gjirin e Bunecit ku kanë mbërritur pushuesit e parë, shoqëria me Milto Nikën e Minella Gjonin, dy njerez të dashuruar me vendlindjen që ishin ciceronet më të këndshëm, shumë surpriza dhe rrëfime të banorëve që shpalosën atë pjesën tjetër të botës së padukshme, botës shpirtërore të një zone atraktive, turistike e banuar në ndertim dhe ringjallje. Tani kolegët janë kthyer në Tiranë. Nga faqet e gazetave vijnë pjesë të reportazheve, ndihem e plotë tek i lexoj dhe pse jo e përkëdhelur që në profesionin tonë ka shkrues që dinë të shohin ngrohtë.
Ne shen Vasil, Kakome e Nivicë
Ilir Muskaj, Fier
Mëesuesi i historisëe, këshilltar i komunës, Minella Gjoni, na thotë se nga 500 nxënës që ka pasur dikur shkolla e fshatit, tani ka fare pak. Të rinjtë kanë emigruar kryesisht në Greqi dhe kthehen vetëm si vizitorë. Njohës dhe studiues i mirë i historisë së zonës, zoti Gjoni na rrëfen se Ali Pasha, në vitin 1798 e dogji këtë fshat në festën e pashkëve të mëdha dhe ndërtoi një kala me gurët e manastririt të këtij fshati, duke e shkatërruar atë nga themelet, ndërkohë që në kohën e diktaturës, një nga kryetarët e kooperativës , shkatërroi kalanë e Aliut për të ndërtuar shkollën e fshatit, kështu që tani në Shën Vasil nuk mund të gjesh gjurmët as të manastirit as të kalasë së Ali Pashës. Rrapi shekullor në Shën Vasil ngrihet madhështor në qendër të fshatit, në sheshin qendror të tij, pranë vendit ku dikur ngrihej kisha e Shën Triadhës. Deri në fillim të shekullit të 20 sheshi përreth rrapit ka qenë qendra e kuvendeve të banorëve, vlerë e cila tashmë ka humbur plotësisht, për shkak të urbanizimit të qendrës së këtij fshati. Udhëtimi ynë vazhdon drejt jugut, për në Kakome, emri i së cilës u bë i njohur sidomos vitet e fundit, për konfliktet e vazhdueshme mes banorëve të Nivicës dhe shtetit. Një firme private po ndërton aty dhe manastiri i njohur është brenda postbllokut. Gjiri i Kakomesë, dikur ka shërbyer për ushtrinë, ndërkohë që edhe banorët lejoheshin të bënin plazh, port i kontrolluar rreptesisht. Gjiri i Kakomese është në forme u-je, ai futet 800 metër në thellësi të tokës. Pas detit, në tokë vazhdon një fushë me sipërfaqe 15 hektarë e rrethuar nga të dy anët nga shpate mali me lartësi deri në 500 metër, të veshur me bimësi, terren ky mjaft i pelqyer që joshi ndërtuesit për fshatin turistik.
Por banoret e Nivices, shprehin qartë pakënaqësinë e tyre për menyrën se si shteti apo privatët përmes shtetit ua morën pronën e tyre.
Ky lajm është publikuar: 18/05/2009