E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me naftën dhe dietat, gjobiten gjyqtarët

Behet fjalë për abuzimet me naftën dhe dietat e gjyqtarëve dhe të administratës.

Pasi është bërë një analizë auditi kanë dalë në pah edhe shkeljet e kryera për të cilat kreu i kësaj gjykata ka marrë edhe masa. Burime konfidenciale të “abc news” bënë më dije se mes të gjobiturve janë edhe ish-kryetarja e krimeve të rënda dhe ish-kancelari i kësaj gjykate. Në jo pak raste në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqtarët rezultonin në séancë gjyqësore por në të vërtetë ndodheshin jashtë shtetit shqiptar apo edhe anasjelltas.

Po ashtu keqpërdorimi i naftës si një nga akseset e administratës publike ka bërë që të verifikohet përdorimi i saj nga të gjithë punonjësit e gjykatës të cilët e kanë këtë akses. Mësohet se të gjithë ata që kanë abuzuar në përdorimin e naftës së shtetit por edhe të dietave do të detyrohen të kthejnë mbrapsht vlerën monetare të shpërdorura. Me gjithë masat e marra nga kreu i kësaj gjykate bëhet e ditur se ende nuk është vënë në dijen Ministria e Drejtësisë për masat ndaj gjyqtarëve. /Start/

                                                                                             2012-06-18 15:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›