Abuzimet me peshat, marreveshje me tatimoret
Tatimoret dhe metrologjia kane rene dakord qe te kontrollojne tregun per abuzimin me peshen dhe cilesine. Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise, firmosi dje ne kuader te Dites Nderkombetare te Metrologjise, nje marreveshje bashkepunimi me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve dhe Fakultetin e Shkencave te Natyres. Marreveshja e bashkepunimit me Drejtorine e Tatimeve, e firmosur nga drejtoresha e DPM-se, Myrvete Pazaj dhe drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajani, konsiston ne minimizimin e evazionit fiskal, qe lidhet me fshehjen e te ardhurave per mos derdhjen e detyrimeve tatimore faktike, si rezultat i instrumenteve mates te pakontrolluar apo kryerjen dhe deklarimet e matjeve te pasakta. Drejtoresha e DPM-se, Myrvete Pazaj u shpreh se "DPM do te jete nje partner i sigurt per Drejtorine e Tatimeve ne permbushje te detyrimeve tona ligjore, pasi eshte nje perpjekje e perbashket per te forcuar ate ekonomi dhe kete tregti, qe duhet te shkoje ne baze te konkurueshmerise dhe vlerave me te mira, qe duhet te adoptoje".Ndersa drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajani, duke shprehur mbeshtetjen e administrates tatimore per DPM-ne, tha se "me kete marreveshje te dyja palet do te perfitojne nje vlere te shtuar reale, por duke aplikuar vlera te njejta ne tregun e lire, ku sot Shqiperia ka hyre fuqishem". Ndersa marreveshja me Fakultetin e Shkencave te Natyres, per bashkepunim ne fushen e matjeve te kimise dhe rrezatimeve jonizuese, u nenshkrua nga dekani i Fakultetit te Shkencave te Natyres, Ilir Malollari dhe drejtoresha e DPM-se, Myrvete Pazaj.