Maqedoni, nga nje "Rambo" ne cdo lagje
Vrasje, vjedhje dhe te shtena me arme zjarri ne mes te dites, jane shqetesimet e perditshme te qytetareve te Maqedonise. Policia vazhdon te perserise refrenin e njejte, se eshte duke punuar ne ndricimin e rasteve. Por, eshte me se evidente se mungojne rezultatet ne zbardhjen e incidenteve te armatosura dhe denimin e personave, qe posedojne arme pa leje. Ministria e Puneve te Brendshme vlereson, se numri i armeve ilegale, te kalibrave te ndryshem eshte midis 400 mije deri me 600 mije. Edhe Agjencia per Zhvillim e Kombeve te Bashkuara, UNDP, ka dale me vleresimet e saj per posedimin ilegal te armeve nga ana e qytetareve. Grupi hetimor per armatime te lehta, ka publikuar nga Gjeneva te dhena shqetesuese qe thone se 110 mije deri 170 mije persona ne Maqedoni, posedojne arme ilegale.
Prezencen e nje sasie kaq te madhe armatimi te popullata civile dhe shfaqjen e dhunes, kryetari i organizates joqeveritare "Civil" Xhabir Deralla, e sqaron me gjendjen e keqesuar socio-ekonomike te qytetareve. "Ka shume njerez te deshperuar, te cilet i kane perseritur veprat kriminale ose jane persona te papune ose, qe kane marre pjese ne ngjarje te ndryshme tani apo ne te kaluaren, sic jane konfliktet luftarake qe kane lene gjurme te thella tek ata, tek familjet e tyre dhe rrethin me te afert. Ju keni nje "Rambo", ne cdo lagje." thote Xhabir Deralla. Per parandalimin e dhunes dhe perdorimit te armeve ne menyre te pakontrolluar, nuk mjafton te inkuadrohet vetem policia .Te perballesh me keto lloje te problemeve sic jane siguria, te drejtat njerezore, sundimi i se drejtes, kerkohet nje qasje multidisiplinare me me shume metoda dhe pjesemarrje te me shume institucioneve shteterore, vlereson kryetari i OJQ-s "Civil", Xhabir Deralla.
Profesori Vlladimin Pivovarov thote, se posedimi pa leje i armeve eshte problem tejet serioz. Sipas tij, shumica e armatimit nga trazirat e '97-es ne Shqiperi, kane perfunduar ne vendet e rajonit. "Pas mbarimit te trazirave ne Shqiperi, afro 800-900 mije arme kembesorie perfunduan ne rajon, perkatesisht ne Kosove, Maqedoni, Male te Zi." Gjithnje sipas Pivovarovit, armatimi ilegal ne Maqedoni mund te shkaktoje trazira shume me serioze se sa nje grabitje e bankave. "Armet mund te perdoren per situata shume radikale, sic eshte shkaterrimi i sistemit, shkaterrimi me dhune i kushtetutes se nje vendi. Do te thote se problemi nuk eshte vetem tek vjedhja por, mund ta parashikojme edhe me gjere, gje qe mund te rrezikoje, te themi edhe mbijetesen e nje shteti," thote Vlladimir Pivovarov.
Perfaqesuesi i UNDP-s, Alan Lelon ka paralajmeruar ne bashkepunim me qeverin e Shkupit, fillimin e nje fushate mediale per grumbullimin e armeve ilegale. Sipas Trupit koordinativ per zbatimin e ligjit per dorezimin vullnetare te armeve ilegale, ne fund te ketij viti planifikohet nje aksion i gjere per grumbullimin e armeve pa leje ne Maqedoni.
Ne vitin 2001 pas perfundimit te konfliktit te armatosur , NATO ne Maqedoni organizoi aksionin "Korrja e domosdoshme", gjate te cilit shkaterrua nje sasi e konsiderueshme e armatimit ilegal.