Abuzimet me pronat, në hetim kryeregjistruesi
Elbasan- Kryeregjistruesi i Elbasanit është në hetim për abuzime me pronat. Seksioni i Luftës kundër Korrupsionit në drejtorinë e policisë në këtë qytet, ka filluar procedimin penal ndaj Kryeregjistruesit të Elbasanit K. Kosova.
“Ai akuzohet se në muajin korrik të këtij viti ka regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin të shtetasit E. K, 46-vjeç me banim në lagjen “Partizani”- thanë burimet e policisë, që bënë me dije këtë lajm.
Sipas hetimet kryetari i zyrës së regjistrimit të pasurive në Elbasan akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërkohë mësohet se nga ana e prokurorisë kanë nisur hetimet për këtë çështje.
Burime nga grupi hetimor sqarojnë se procedimi ka ardhur nga një kallëzim që ka bërë 46-vjeçari, që pretendon është është dëmtuar. “Për momentin nuk ka shumë detaje, pasi hetimet e mëtejshme do të zbardhin të vërtetën”- thanë të njëjtat burime, duke sqaruar se dosja ka kaluar në prokurori për hetime të mëtejshme.