Leskovik, zjarr në pyjet në kufi me Greqinë
Leskovik- Një zjarr i befasishëm ka rënë në pyjet e quajtura Radat dhe Pobickë në zonën e Leskovikut, e më pas është përhapur me shpejtësi. Zjarri është evidentuar në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh halorë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se kjo zonë është në kufi me shtetin grek. Për shuarjen e zjarrit në vendin e ngjarjes janë nisur menjëherë punonjës të drejtorisë pyjore të Kolonjës, njësitë e qeverisjes vendore, Leskovik dhe banorët e fshatrave përreth.
“Zjarri ka rënë një zonë të thellë malore, e cila vështirëson edhe ndërhyrjen e mjeteve të zjarrfikësve për shurajen e tij”- thanë burimet policore.
Ende nuk dihet asgjë për shkakun e zjarrit, ndërkohë që policia sqaron se së pari po punohet për normalizimin dhe vënien në kontroll të situatës. “Era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e zjarrit”- thonë burimet.