Abuzoi me detyrën, në hetim 41-vjeçarja
Elbasan- Një punonjëse e gjendjes civile është proceduar penalisht nga Seksioni kundër krimit ekonomik financiar, pasi akuzohet se ka shpërdorurar detyrën.
Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të policisë, sipas të cilave shtetasja R. Hodaj, 41-vjeç akuzohet se kryer veprime në kundërshtim me ligjin për gjendjet civile.
“Ende nuk është sqaruar nëse punonjësja e gjendjes civile në lagjen ‘5 Maj’ ka shpërdoruar detyrën duke dhënë dokumente të falsifikuara”- thanë burimet e policisë së Elbasanit.
Gjithsesi rasti i ka kaluar për hetim prokurorisë që pritet të zbardhë edhe rrethanat e përfshirjes së 41-vjeçares në veprën penale të shpërdorimit të detyres.