E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Dorëzoni të kërkuarin, ose ju bllokojmë ndihmat

Senatori i Nju Jorkut, Chuck Schumer, tha se SHBA-të mund t'i bllokojnë 50 milionë dollarë ndihma Serbisë, në se ajo nuk dorëzon Miladin Kovaçeviç-in, personin që kërkohet nga drejtësia amerikane, për rrahjen deri në "vdekje" të një qytetari amerikan me origjinë hebreike.

Kjo, sipas Senatorit tw Nju Jorkut, Chuck Schumer, mund të ndodhë muajin e ardhshëm, kur Senati amerikan ka në plan të votojë një ndihmë prej 50 milionë dollarësh, që SHBA i kanë premtuar Serbisë për rikuperimin e infrastrukturës dhe urave të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s, në vitin 1999.

Basketbollisti serb vazhdon të jetë i shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, për rrahje të një studenti amerikani, ku mes aludimeve të shumta, është se kjo mund të ketë ndodhur për çështjen e një vajze. Të dy "kundërshtarët", pretendonin se e dashuronin vajzën. Mirëpo, vetë vajza thuhet se e ka mohuar të ketë pasur ndonjë lidhje dashurie, me basketbollisitin serb.

Në forumet e internetit diskutohet se basketbollisti serb, mund ta ketë rrahur studentin amerikan me origjinë hebreike, ndoshta edhe për qëndrimin amerikan ndaj Kosovës, Bosnjes dhe kundërshtive të tjera.

Këtë fakt jo drepërsëdrejti, por tërthorazi duket se e pohon edhe Senatori i New Yorkut, Charles Schumer, kur deklaroi se "kjo çështje nuk duhet të merret si një rrahje e rëndomtë, por si një veprim i pastër politik, sepse autoritetet serbe e pajisën Kovaçeviçin me pasport speciale, që ai të largohej nga SHBA-të". (B.Sina/INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›