E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në nënstacion, në rrezik transformatorët

Shkodër- Një shkëndijë elektrike ka ndezur në flakë kabinën e transformatorëve në nënstacionin e fshatit Rrencë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku sipas policisë flakët janë përhapur me shpejtësi duke vënë në rrezik transformatorët.

Banorët e zonës që kanë parë tymin dhe flakët kanë njoftuar policinë, e cila së bashku me zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas një pune të përqendruar është bërë i mundur lokalizimi i vatrës. “Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka shpëtuar dy transformatorët e nënstacionit”- thanë burime nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se për shkak të zjarrit pati probleme të furnizimit me energji në zonë, ndërkohë që të dhënat e para nga hetimet sqarojnë se shak i zjarrit dyshohet të jetë bërë mbingarkesa e rrjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›