E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet me tokat, pritet "furtune" arrestimesh

Vlore- Policia e Vlores paralajmeron se do te kete te tjera arrestime, per abuzimet me trojet turistike.Burime zyrtare te policise bregdetare, bene te ditur se ne liste jane persona te tjere, qe dyshohen se jane perfshire ne kete rrjet falsifikatoresh. Sipas ketyre burimeve, shume shpejt operacioni i nisur me venien ne pranga te 4 personave, do te pasohet me arrestimin e personave te tjere, te perfshire ne kete dosje abuzive. Prokuroria e Vlores, prej disa muajsh kishte nisur hetimet, pas denoncimeve te disa qytetareve, per falsifikimin e dokumenteve te akteve te pronesise. Pasi ka verifikuar te gjithe dokumentacionin ne hipoteken e Vlores, Taske Forca, urdheroi arrestimin e Drejtorit te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Vlores, Edmond Banushi, ish juristit ne kete institucion, Viktor Kulaj, kryeplakut te fshatit Vuno, Leonard Bala si dhe biznesmenit Oert Begaj, i dyshuar si ndermjetes. Operacioni i koduar "Fillimi i Vjeshtes", u organizuar nga drejtoria e policise se Vlores. Arrestimi i drejtorit te ZRPP-se, Edmond Banushi, u krye ne Tirane, prane zyrave te Hipotekes, pas urdherit te leshuar nga prokuroria. Ndaj Banushit, rendojne 3 akuza, "shperdorim detyre", "falsifikim" dhe "korrupsion aktiv te zyrtareve ne bashkepunim". Ndersa per kryeplakun e fshatin Vuno, mesohet se ishte rast i perseritur. Ai ishte vene ne pergjim, deri sa eshte provuar akuza e falsifikimit te dokumentave, Sipas policise, Bala, firmoste dokumente te falsifikuara me qellim ndeerrimin e pronesise se tokave ne fshatin Vuno. Ne keto afera me trojet turistike, akuzohet se eshte perfshire edhe ish-juristi i ZRPP-se, Viktor Kulaj, i cili duke njohur mire anen ligjore, bashkepunonte me keta funksionare ne kryerjen e veprimeve abuzive. Ende nuk dihet shuma e parave te perfituar nga keta persona, ne kembim te gjithe aktivitetit te tyre korruptim dhe falsifikues. Pas arrestimit dhe komunikimit te akuzave, ata jane marre ne pyetje per te te hedhur drite mbi veprimtarine e tyre dhe te personave te tjere bashkepunetore. Pritet qe gjykata te jape edhe masen e sigurise ndaj te arrestuarve, per akuzat e ngritura nga prokuroria e Vlores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›