Mjeket: Lidhja e Thacit dhe infermieres, thashethem
Durres- Nje grup mjekesh te spitalit te Durresit, koleg te Fatmir Thacit, jane thirrur ne polici per te deshmuar mbi ngjarjen e rende te ndodhur ne ambientin e tyre te punes. Duke qene se ata i njihnin mire si doktor Thacin, ashtu edhe infermieren e cila u vetehelmua, mesohet te jene shprehur se fjalet e perhapura per nje lidhje intimes mes tyre, kane qene thashetheme dhe asgje e vertete. Hetuesit kane zbuluar nderkohe se autori i vrasjes, Ali Lorja ka qene me pare efektiv policie, por kishte dale ne lirim dhe aktualisht merrej me biznes privat. Nderkohe dje eshte percjelle drejt baneses se fundit mjeku i ekzekutuar me tre plumba ne koke Fatmir Thaci. Prej mengjesit te djeshem deri ne oret e drekes kur u krye varrimi, qindra njerez te aferm, mjeke kolege te doktorit 52-vjecar, kane bere homazhe mbi trupin e pajete te tij. Ne oret e paradites familja Thaci, u vizitua edhe nga perfaqesues te Ministrise se Shendetesise, deputete, si dhe zyrtare te pushtetit vendor te Durresit. Homazhet kane nisur ne banesen e te ndjerit Thaci, ndersa pas ores 11.30 trupi i pajete eshte vendosur ne ambientet e spitalit te Durresit, aty ku ai punoi deri diten e fundit te jetes. Ne oren 12.30 minuta mes dhimbjes dhe loteve, kortezhi i gjate i njerezve i eshte drejtuar varrezave te qytetit. Mjeku radiolog, Fatmir Thaci, baba i dy femijeve, u qellua per vdekje mengjesin e se premtes, nga 46-vjecari Ali Lorja, pikerisht ne sallen e radiologjise te spitalit te Durresit. Sipas pohimeve edhe te autorit te krimit ne polici, shkak i vrasjes mendohet te jete xhelozia dhe hakmarrja. Nje muaj me pare bashkeshortja e autorit te krimit, Liljana Lorja, e cila punonte infermiere ne spitalin e Durresit, i kishte dhene fund jetes duke u vetehelmuar. Hetimet e deritanishme nuk kishin nxjerre ende nje shkak te vertete te veteflijimit te infermieres. Vrasja e doktorit dy dite me pare, ngriti dyshimet konkrete se xhelozia dhe mosmarreveshjet ne cift, kane qene edhe arsyeja e aktit te ndermarre nga infermierja 45-vjecare.
I marre ne pyetje ne polici, Ali Lorja, e ka pranuar krimin, por duke u mbrojtur se e kreu ne kushtet e tronditjes psikike. Ai ka pranuar edhe se shkak i ketij veprimi, ishte xhelozia dhe dyshimet e lidhjes jashtemartesore te gruas me mjekun radiolog. Ali Lorja aktualisht ndodhet ne dhomat e paraburgimit te komisariatit te Durresit. Sot ne gjykaten e ketij rrethi, do te merret edhe masa e sigurise per Lorjen, mbi te cilin rendon akuza e vrasjes me paramendim.