E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerez dhe kohera tragjike ne rikthim

...Ishte nje fakt i bukur qe Teatri Profesionist i Pejes Istref Begolli u paraqit ne Festivalin e Aktrimit Apollon 2011 ne Fier me dramen e Azem Shkrelit Varri i qyqes. Si studiues i dramaturgjise dhe teatrit une e di qe drama eshte shkruar ketu e mbi tridhjete vjet perpara me 1983 por ajo cka eshte paresore dhe qe me duhet ta bej me dije per lexuesin qendron tek dicka tjeter. Dhe pikerisht drama ne fjale aplikon nga te parat ne letersine shqipe elemente te simbolizmit dhe psikanalizes duke krijuar realitete te perthyera makthe xhelozi e enderrime te frikshme. Ajo mund te quhet tashme drame qe i perket historise se dramaturgjise. Dhe kur nje trupe teatrore e nje regjisor i drejtohet arkivave te kesaj historie pra dramave te tradites kjo do te thote se vec respektit dhe detyrimit qe teatri ka ndaj saj drama Varri i qyqes mund te komunikoje mjaft mire edhe me shikuesin e sotem rrjedhimisht me bashkekohesine. Shi ky eshte dhe mendimi i pare qe do te desha te cekja ne kete shkrim si duhet ti nxjerrim nga arkivi dramat e hershme si mund te percillen ato tek publiku i sotem a mund te rikuptimesohen si dhe deri ne cmase mund te behet dicka e tille Keto jane probleme gjithaq te estetikes se letersise por ne nuk duam te qorrollepsemi ne tymtajen vramendese te parimeve ligjesive dhe koncepteve teorike. Ne duam te flasim konkretisht per dramen ne fjale te kthyer ne performance teatrore. Atehere...

...Midis dy varresh te vendosur prane e prane atij te Gjinit djalit te Gjergjit e Maries dhe asaj te se dashures se tij vajzes se Alekses komshiut me kombesi tjeter malazez mbulohet nje tragjedi e hershme qe ende shkakton plage tek te gjallet Gjergjit qe kerkon te dije se kush eshte varri i te birit midis dy varresh a ka vdekur si burre ai apo eshte zbythur pas nje fustani nga njera ane dhe Maries qe nga tmerri i vdekjes se te birit me te dashuren e tij si dhe nga perdhunimi qe i eshte bere asaj nga ushtaret gjermane druhet qe tia rrefeje poshterimin si dhe dashurine e ndaluar te Gjinit te shoqit te kthyer nga kampet e internimit nga ana tjeter.

Shfaqja e Pejes ka bere nje zhvendosje kohore nga Lufta II Boterore ne Luften e Kosoves 1999. Ne drame Gjergji kthehet nga kampet e internimit nazist ne shfaqje nga burgjet jugosllave ne drame Maria perdhunohet nga ushtaret pushtues dhe bashkepunetoret ne shfaqje nga ushtaret serbe. A eshte bere mire Them se po pasi teatri nenkupto regjisorja Drita Begolli ka te drejten e risemantizimit te tekstit te hershem sigurisht pa cenuar bulbin ideor dhe formal te tij. Them se ky bulb eshte ruajtur. Por diku-diku dicka eshte gjymtuar krijon keqkuptim. Nese Azem Shkreli ne vitet kur slogani i Bashkim-Vellazerimit ne hapesiren e ish Jugosllavise ishte ne apogjeun e vet utopik dhe iluziv dashurine e Gjinit me nje vajze malazeze e keqyrte si nje realitet te mundshem moralisht dhe politikisht te rekomandueshem sidomos ne rrethanat e nje lufte te pergjakshme kunder te njejtit armik te perbashket gjermaneve pushtues nga ana tjeter ne realitetin tejet armiqesor te luftes midis shqiptareve dhe serbeve ne vitin 1999 ideja e dashurive midis dy etnive pernjemend nuk ka funksionuar. Perkundrazi njihen perdhunimet e vashave dhe grave kosovare nga ushtaret serbe. Andaj gjembi i urrejtjes eshte dhe mbetet ende fort i mprehte inatcor dhe gerrices qe shpon e pergjak plage. Po a mund te aspirohet per nje realitet te tille bashkejetese ku mbase-mbase edhe dashuria midis te rinjsh me etni dikur ne armiqesi shfarosese mundet te triumfoje Sigurisht mund te aspirohet por ky eshte nje realitet he per he virtual dhe libror. Shfaqja pra nuk ka mundur ti shmanget dot kesaj linje subjektore andaj dhe ka sakrifikuar jo pak nga ashti i vet konceptual dhe ideor.

Regjia i ka meshuar nyjes bulbore te drames perballimit stoik te fatkeqesise... Kete na e vizatuan me tone dramatike e tragjike te dy aktoret protagoniste Niman Mucaj ne rolin e Gjergjit dhe Safete Rogova ne rolin e Maries. Madje ne strukturen e saj drama afrohet mjaft me diadramen me dy personazhe qe mbartin konfliktin dhe zene hapesiren derrmuese te tekstit. Historia vjen nepermjet rrefimit te projektuar si retrospektive si dhe nepermjet dialogut te ndere mes Maries dhe Gjergjit. E para eshte ne funksion dhe perplotesim te te dytit. Regjisorja Begolli dhe aktoret Mucaj dhe Rogova etj. kane synuar ta shperfaqin njeriun kosovar ne zgripe fatale mes dyshimesh vramendjesh e perpelitjesh shpirterore ne udhekryqet munduese per te lidhur dy kohe te shkuaren tragjike me te sotmen e turbullt duke kerkuar sherim pastrim e tejkalim te dhimbjes tejkalim te paragjykimeve dhe pozitave cmeritese te burrit ndaj gruas si dhe per ti dhene drite te vertetes se ngujuar ne kujtesen e traumatizuar te Maries. Nderkohe ne procedeun e vepres spikat heroizmi dhe qendrueshmeria thuajse ekstreme ne perballimin e rrethanave te pavolitshme e shkaterrimtare e cila shoqerohet po ashtu nga kritika kundrejt mbetjeve te nje jete e mendesie kolektive qe i kundervihet qofte dhe pa dashje zhvillimit dhe progresit social cka pasohet rrjedhimisht nga prania dhe nderfutja e absurdit si dicka e pritshme. Parabolat e shumefishta te drames shenjohen prej artisteve pejane sidomos te pasojat traumatizuese qe shkakton lufta te domosdoshmeria e superimit te dyshimeve te nevoja e mohimit te qendrimit poshterues ndaj gruas te kritika ndaj trashegimive etnopsikologjike negative te krijimi i nje raporti te ri bashkejetese qyteteruese midis komuniteteve etnike me nje te shkuar aspak miqesore sidomos tek ankthi ekzistencial i qenies dhe perballja e saj me te verteten pendesen dhe vetmine rrenuese.

Ketu me duhet te ngre edhe nje pyetje A eshte bere mire qe shfaqja mbyllet pa vrasjen e Marise prej Gjergjit sic ngjet ne te vertete ne drame Them se eshte bere mire duke e tejkaluar problemin e pasojes tragjike qe vjen prej dokeve te vjetra dhe paragjykimeve. Vetmia dhe trishtimi kapites ne fundin e shfaqjes me dy aktoret e vecuar sidomos me imazhin filmik kur Gjergji mes dy varresh sdi ku ta vere tufen me lule qe ka marre duke e ndare ate dyshas me syrin e trishte dhe cigaren qe tymos ne paqtimin me te verteten.

Nga kritika Varri i qyqes perfshihet here ne tipologjine e dramave lirike here ne ate simboliste ekspresioniste surrealiste me pranine e sikurit lojes teatrore medyshjes enigmes. Regjisorja ka hequr skenen e prologut me femijet-barinj qe u fryjne gezhojave te fishekeve si per tu tallur me te shkuaren dhe vrasjet e kryera prej budallallekut dhe trashegimive etnopsikologjike arkaike. Gjithashtu trajtimi regjisorial i drames duket se e ka zbehur me te drejte motivin e dashurise midis Gjinit dhe vajzes se Alekses. Ajo vjen si nje kujtim i larget. Eshtrat e te rinjve te mbetura pas djegies se shtepise nga ushtaret jane perzier me njera-tjetren dhe simbolikisht ata jane bere nje trup sic ishte dashuria e tyre. Dashuria triumfon mbi dasite nacionale fetare mbi paragjykimet si dhe vete vdekjen. Shfaqja qendron me fort te ngerci psikologjik i cili shfaqet ne formen e nje tensioni shpirteror ne rritje por ne kahe te kundert a Gjergji i Niman Muces kalon nga udha e dyshimeve ndaj te shoqes dhe hutimit per varrin e te birit drejt kembenguljes per te mesuar te verteten e fshehur gjer ne humbjen e toruas ne fund kur ai shtie me arme mbi gruan e vet dhe e vret ate i mbetur me pas ne klithmat deshperuese ku-ku ashtu si qyqja mbi fole te vet b Maria e Safete Rogoves kalon nga trysnia dhe frika e tejcakte e fillimit te drames per te fshehur te shkuaren mbi perdhunimin qe i eshte bere si dhe dashurine e djalit te saj me nje vajze joshqiptare drejt kthjellimit qetesise dhe pranimit te se vertetes se fshehur ne formen e nje clirimi dhe katarsisi te pershpejtuar.

Vepra ka patur disa inskenime. Ne inskenimin e teatrit profesionist Istref Begolli te Pejes ne Kosove pervec lojes se ngrohte dhe me tone tragjike te Niman Muces dhe Safete Rogoves une do te vleresoja posacerisht vizionin regjisorial te Drita Begollit dhe ate skenografik te Iliriana Loxha Basha me gjetjet dhe parabolat e shumefishta me ngarkesen simbolike me mizanskenen e kursyer ku rane ne sy per shembull semantika e pasur e lemsheve qe rreken te pleksin dhe shpleksin nje histori ende te pathene metafora e dy shpirtrave te brengosur dhe ne ngerc nje avlemend me fijet qe zgjaten nga poshte lart fije si telat e harpes me melodine e keputun fijet e lemsheve te ngaterruar qe keputen here pas here prej Gjergjit-Muca si per ta nderprere historine apo per ta sfiduar heshtjen e Maries morfologjia estetike qe bezan fale cohes se Maries-Safete cohe qe nuk mbaron dhe qe te kujton metaforen e pelhures se Penelopes ne pritje te Uliksit me tutje dy perdet si pezhishka merimangash qe mbeshtillen rreth trupave te Gjergjit dhe Maries skajeve te skenes pengje te koheve te vdekura te dyshimit dhe te moskuptimit vetmimi i dy protagonisteve ne fund izolimi i shpeshte me drita dhe kontraste ngjyrore rituali mortor me vajtocat shoqerimet muzikore me instrumente popullore etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›