E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur sytjenat të shpëtojnë jetën

Share

Një nënë e re në Britani ka shpëtuar nga vdekja falë sytjenave të saj.

Lisa Somerville pësoi një aksident të tmerrshëm rrugor. 28 vjeçarja po udhëtonte drejt shtëpisë në një stuhi shiu kur humbi kontrollin e makinës. Zjarrfikësit e nxorën me shumë vështirësi nga makina. Ajo kishte dëmtime në mushkëri, hundën dhe katër brinjë të thyera. Kur fitoi ndërgjegjen, doktorët i thanë se nëse nuk do kishte sytjenat dhe të ashtuquajturat fileto pule, që shërbejnë për të rritur madhësinë e gjoksit, brinjët do i kishin shpuar zemrën.

Ajo i vishte filetot për shkak se e kishte gjoksin e vogël. Kjo i shërbente për të dyfishuar përmasat e gjoksit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›