E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi, farmacisti në gjykatë



TIRANE - Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi të pandehur në gjykatë një farmacist të Spitalit Onkologjik pranë QSUT-së me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, shtetasi Isnih Bajrami është marrë i pandehur për akuzën "shpërdorim detyre" pas disa kallëzime të qytetarëve. I pandehuri ka pasur për detyrë shërbimin e medikamenteve "taxoter", "zometa", "herceptine", "mapter", "avastine", "cisplatine", "manitol" të cilat shpërndahen falas për pacientët e shtruar në spital. Hetimet e prokurorisë kanë treguar ndërkohë se ilaçet që duhej të jepeshin falas janë dhënë me para nga farmacisti për shkak se pacientët ishin në nevojë eme-rgjente për blerjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›