Arsimi profesional, asistencë nga Zvicra
Bashkëpunim me Zvicrën për arsimin profesional. Ky është thelbi i dy marrëveshjeve të nënshkruara dje mes Ministrisë së Arsimit, asaj të Punës dhe Ambasadës së Konfederatës Zvicerane. Ministri Tafaj e cilësoi të rëndësishme Marrëveshjen “Edukimi Alternativ dhe Trajnimin Profesional” (CEFA), si një program që ka të bëjë me edukimin alternativ dhe trajnimin profesional që u kushtohet kryesisht fëmijëve romë. Ambasadorja zvicerane vlerësoi kontributin në mbështetje të reformimit të arsimit dhe të trajnimit profesional në Shqipëri. Nga ana e tij, Ministri i Punës, Ksera, falenderoi Qeverinë e Konfederatës së Zvicrës për mbështetjen që i ka dhënë Qeverisë shqiptare dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të ngushtë me MASH në fushën e formimit profesional, si hallkë kryesore për uljen e papunësisë në vendin tonë.