E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ligji i arsimit, ku shkelet Kushtetuta”



zirina llambro

Ndryshimet e fundit të ligjit për Arsimin e Lartë bien ndesh me Kushtetutën. Ato sjellin diferenca mes diplomave të lëshuara më parë dhe të tjerave që do jepen në vijim. Po kështu shkollat e larta publike nuk janë përfshirë në hartimin e këtij drafti. Në një letër dërguar Kryeministrit të vendit Sali Berisha, Universiteti i Tiranës ka listuar këto dhe një sërë argumentesh të tjerë, lidhur me shkeljet e vërjetura në projektligj, duke kërkuar që ai të mos miratohet, por të diskutohet sërish me komunitetin akademik. Burime nga Kryeministria, vënë në dispozicion letrën e plotë dërguar kreut të Qeverisë. Ndërkaq nuk dihet ende nëse Kryeministri i ka kthyer një përgjigje Universitetit të Tiranës. ”Pikat 3 dhe 4 të nenti 33 të projektligjit diskriminojnë studentët që kanë përfunduar studimet. Me rregullimin që propozohet në projekt, diplomat e mëparshme dhe ato që do të lëshohen deri në përshtatjen e programeve, do të kenë një vlerë akademike më të ulët se ato që janë lëshuar dhe lëshohen aktualisht, duke prekur rëndë kështu interesat e dhjetëra-mijëra personave. Praktikisht në tregun e punës, me këtë rregullim do të krijohet një pabarazi, për shkak të vlerësimit të ndryshëm të diplomave në fuqi prapavepruese, duke vendosur në pozita diskriminuese një shtresë të tërë të diplomuarish të mëparshëm në raport me vlerësimin e ri të diplomave, gjë që bie ndesh me nenin 18 të Kushtetutës”, thuhet në letër. Po kështu në të theksohet se neni 10 i projektligjit bie ndesh me parimin e rëndësishëm, mbi të cilin ndërtohet dhe funksionon Arsimi i Lartë, atë të autonomisë institucionale parashikuar nga neni 5/7 i kushtetutës, të cilën ligji duhet ta garantojë. “Ligji në fuqi ka përcaktuar në mënyrë të saktë se të gjitha organet dhe autoritetet drejtuese të institucioneve të Arsimit të Lartë, zgjidhen nga personeli akademik jo akademik dhe studentët. Ky rregullim garanton autonomi institucionale dhe nuk bën përjashtim për asnjë autoritet drejtues. Ajo që parashikohet në nenin 10, lidhur me drejtorin e qendrës ndëruniversitare, si i vetmi drejtues që nuk i nënshtrohet kësaj procedure, por emërohet nga jashtë universitetit, vlerësojmë se nuk është vetëm një standard i ndryshëm, por vjen haptazi nesh me autonominë e institucioneve të IAL.”, shpjegohet në letër. Projektligji gjithashtu në nenin 33, paragrafi i fundit, bën të pavlefshme diplomat “Master i nivelit të dytë”, të hapura me vendim të Këshillit të Ministrave.” Ky rregullim mund të sjellë edhe një reagim të fortë të fituesve të këtyre diplomave dhe të studentëve aktualë”, argumentohet në letër.

shkeljet

Në kundërshtim me nenin 92 të Kushtetutës, në nenin 10 parashikohet kompetenca që Presidenti të emërojë me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, drejtorin e qendrës ndëruniversitare.

Pikat 3 dhe 4 të nenit 33 të projektligjit bien ndesh me parimin e një të drejte të fituar, atë të sigurisë juridike dhe procesin e rregullt ligjor të parashikuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6/1 i konventës Evropian të të drejtave të njeriut. Ato diskriminojnë studentët që kanë përfunduar studimet, ata që po studiojnë aktualisht, si dhe ata që deri në momentin e përshtatjes së programeve të studimit, diploma universitare iu ekuivalentohet me një diplomë master

Pikat 3 dhe 4 të nenit 33 të projektligjit bien ndesh me parimin e një të drejte të fituar, atë të sigurisë juridike dhe procesin e rregullt ligjor, të parashikuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6/1 i konventës Evropian të të drejtave të njeriut. Ato diskriminojnë studentët që kanë përfunduar studimet, ata që po studiojnë aktualisht si dhe ata që deri në momentin e përshtatjes së programeve të studimit, diploma universitare iu ekuivalentohet me një diplomë master

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›