Shpërthime në Vlorë e Bajram Curri

Ngjarja ndodhi në lagjen “29 Nëntori” rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Artan Mehmeti, 49-vjeç, me profesion hidraulik. Banesa ndodhej në katin e tretë të pallatit Nr. 1161.
Në momentin e ngjarjes, ai ndodhej në shtëpi së bashku me familjen. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet.
Po punohet për përcaktimin e llojit të lëndës shpërthyese, autorëve dhe motiveve të kësaj ngjarje. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Ndërkohë, një tjetër shpërthim është regjistruar orët e vona të natës në lagjen “Dardania” të qytetit të Bajram Currit.
Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetas Hasime Mulgeci, rreth orës 02:00 pas mesnatës. Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet. /S.Ll/Start/
2012-01-12 08:52