Aksident tragjik në Itali, vdesin 2 të rinj shqiptarë, rëndë 2 maqedonas
TREVISO – Vazhdojnë të luftojnë me vdekjen dy të rinjtë maqedonas që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik të së hënës, në Itali, ku humbën jetën dy shqiptarë.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin Loria pranë Trevisos pak pas mesnatës, në fillim të kësaj jave. Katër të rinjtë udhëtonin me shpejtësi në një makinë e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një ndërtese.
Nga përplasja mjeti ka marrë flakë dhe si pasojë kanë humbur jetën shtetasit Roger Nani 17 vjeç nga Shqipëria dhe Valon Morina 21 vjeç me origjinë nga Kosova, i cili drejtonte mjetin që ishte në pronësi të së fejuarës së tij. Dy maqedonasit e plagosur arritën të dilnin në kohë nga makina, por ndodhen në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të rënda.
Ndërkohë prokuroria e Trevisos ka hapur një dosje hetimi për të sqaruar rrethanat e tragjedisë dhe përpara se të jepet leja për funeralet e të rinjve ka kërkuar analizat e ADN- së për të verifikuar identitetin e tyre.
(ar.si/er.nu/BalkanWeb)