PD ankimon sot në KQZ tabelën e këshillave për Tiranën
04/07/2011 E djathta rimerr shumicën pas 10 vjetësh në këshillin bashkiak të kryeqytetit
“Të gjitha vendimmarrjet e KQZ-së janë ligjore dhe rrjedhin nga vendimi 709”
Beteja ligjore mes mazhorancës dhe opozitës sa u përket zgjedhjeve vendore të Tianës dhe kreut të bashkisë së saj do jetë e ashpër gjatë kësaj jave. Kështu, Partia Demokratike dorëzon sot kërkesën e saj ankimore në lidhje me mosngritjen e këshillave bashkiakë të Tiranës. Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti, “PD-ja ka ngritur grupin e saj të punës për formulimin e këtij ankimimi, që do dorëzohet në respektim të afatit ligjor që përcakton Kodi për ankimimin e zgjedhjeve, që është dita e hënë”. Vota kundër e anëtarëve të opozitës në KQZ në mbledhjen e së enjtes bëri që tabela e rezultatit për shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë të miratohet me shumicë të thjeshtë votash në KQZ, gjë që nuk sjell certifikim të saj. Pas shqyrtimit në KQZ, atëherë ankimimi i PD-së pritet të kalojë për shqyrtim edhe në Kolegjin Zgjedhor. Kështu, mazhoranca do të bëjë ankimimin e saj për shkak të mosmarrjes së kuorumit të nevojshëm prej 5 votash në votimin e së enjtes në KQZ të tabelës përmbledhëse të rezultatit për shpërndarjen e këshilltarëve bashkiakë të kryeqytetit. Partia Demokratike në kërkesën e saj ankimore, që pritet të dorëzohet sot në KQZ, pretendon që të gjitha vendimmarrjet e KQZ-së në lidhje me shpalljen e tabelave të Tiranës ishin të ligjshme dhe të drejta. “Duke qenë se Kolegji Zgjedhor e cilësoi të ligjshëm dhe të drejtë vendimin nr. 709 të KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit të gjetura në 117 qendra votimi që ishin hedhur në kutitë e gabuara, atëherë çdo rezultat i nxjerrë pas këtij numërimi është i drejtë dhe i pakontestueshëm nga askush”, - tha avokati i PD-së.
Rikthimi i së djathtës
Duke iu referuar tabelës së miratuar me shumicë të thjeshtë votash në KQZ, rezultatet paraprake të 8 majit i japin koalicionit “Aleanca për Qytetarin” 28 mandate në këshillin bashkiak në kryeqytet, ndërsa koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” 27 mandate. Kështu që kemi të bëjmë me rikthimin e së djathtës pas 10 vjetësh në drejtimin e këshillit bashkiak të Tiranës. Në konstituimin e këshillit të bashkisë së kryeqytetit Partia Demokratike ka siguruar 19 këshilltarë, LSI-ja ka fituar 5 mandate në këshillin e Tiranës, PDIU-ja 2 mandate, ndërsa aleatët republikanë dhe Lëvizja e Legalitetit nga një mandat. Ndërsa socialistët kanë siguruar të vetëm 25 këshilltarë dhe 2 këshilltarë janë të aleatëve të tyre - PDS dhe PSV’91. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e cila ka siguruar më shumë vota në këshillin bashkiak të Tiranës sesa PLL-ja, PDS dhe PSV’91, nuk ka mundur dot të fitojë një mandat, për shkak se nuk ka qenë pjesë e koalicioneve në zgjedhjet e 8 majit.
Mandati i kryetarit
Në rast se Kolegji Zgjedhor do të rrëzojë të mërkurën kërkesën e Partisë Socialiste, atëherë Lulzim Basha do të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës pa qenë e nevojshme të shpallet nga KQZ-ja. Sipas Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal”, Basha duhet t’i drejtohet gjykatës së rrethit të Tiranës për të marrë mandatin. Në rastin e Tiranës, për shkak të specifikës së veçantë që ka kjo njësi vendore, rolin e KZAZ-së për shpalljen e fituesit e ka kryer KQZ-ja kur miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve në Tiranë. Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga vetë Kodi Zgjedhor, i cili në nenin 33 të tij, kur flet për kompetencat dhe detyrat e KZAZ-së, përcakton se shpall kandidatët fitues për kryetar të njësisë vendore.
Qëndrimi i PD-së
Në lidhje me numërimin e votave të konstestuara në 368 qendra votimi Kosovrasti u shpreh se leximi i votës që u bë nga KQZ-ja ka sjellë një tabelë shumë të qartë edhe për këshillin bashkiak të Tiranës. Në mbledhjen e së enjtes në lidhje më këtë çështje Kosovrasti i ftoi përfaqësuesit e PS-së ta votojnë tabelën e këshilltarëve bashkiakë, pasi vendimi nr. 709 i marrë nga KQZ-ja është shumë i rëndësishëm, pasi ai udhëhoqi gjithë punën e KQZ-së në këto zgjedhje. “Dhe ky vendim ka të bëjë me numërimin dhe vlerësimin e të gjitha fletëve të votimit, duke respektuar vullnetin e zgjedhësve të kryeqytetit. Të gjitha vendimmarrjet që pasuan nga vendimi nr. 709 janë të gjitha rrjedhëse të një vullneti”, - tha Kosovrasti.