E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha po ushtron dhunë dhe presion ndaj Kolegjit Zgjedhor

Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se është duke ushtruar presion dhe dhunë ndaj Kolegjit Zgjedhor.

Sipas Tahirit, dhuna e Berishës ndaj drejtësisë ndaj Kolegjit Zgjedhor është evidente. Është koha që Berisha të ndalë dhunën ndaj Kolegjit Zgjedhor.

Tahiri ka thënë gjatë fjalës së tij se në Shqipëri nuk po falsifikohet rezultati zgjedhor për Tiranën, por edhe shteti i së drejtës.

Deputeti i Ps-së pohoi se argumentet ligjore kundër matematikës së Ristanit janë të qarta dhe për këtë arsye, opozita pret një vendim të drejtë nga ana e Kolegjit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›