Abuzoi me mesazhet, Autoriteti i Konkurrencës gjobiti me 2 miliardë lekë AMC
Kontrolli ndaj kompanive të telefonisë celulare që operojnë në vendin tonë nga Autoriteti i Konkurrencës ka qenë i herë pas hershëm dhe gjithmonë këta kompani kanë rezultuar me probleme duke detyruar kështu Autoritetin e Konkurrencës ti ndëshkojë me gjoba.
Në fokusin e këtij kontrolli nga Autoriteti i Konkurrencës ka qenë kompania e telefonisë së lëvizshme AMC e cila pas gjobës së parë prej 160.000.000 lekë në lidhje me abuzimet që ka bërë kjo kompani në shërbimin e mesazheve ndaj klientëve në 2005 është ndëshkuar sërish nga autoriteti i Konkurrencës në 2007. Këtë herë gjoba ka kapur shifrën prej 211 552 000 lekëve.
Çmimet
Autoriteti i Konkurrencës ka bërë të ditur se komisioni i Konkurrencës ka shqyrtuar çështjen e abuzimit me pozitën dominuese të shoqërisë AMC në tregon e telefonisë së lëvizshme dhe shkeljet e tjera në tregun e konkurrencës. Sipas këtij institucioni bëhet i ditur se hetimi paraprak i Autoritetit të Konkurrencë ka filluar në shtator të 2005 dhe me 11 tetor 2005 Komisioni ka vendosur nisjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e telefonisë së lëvizshme në përgjithësi dhe veçanërisht në shoqërinë AMC përsa i përket ekzistencës ose jo të abuzimit me pozitën dominuese ose shkeljet të tjera të konkurrencës në këtë treg. Në bazë të vendimit të Komisionit të Konkurrencës, sekretariati ka kryer procedurat hetimore në përputhje me ligjin nr.9121 për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe kodin e procedurave Administrative. Në përfundim të këtij hetimi sekretariati ka paraqitur pranë komisionit të Konkurrencës raportin e hetimit të thelluar. Mbi bazën e analizave të kryetar mbi pjesët e tregut pengesat e hyrjes në treg, konkurrenca potenciale, fuqia ekonomike e ndërmarrjeve, fuqia kundërvepruese e blerësve dhe karakteristikat e tjera të tregut rezultoi se kompania AMC ka pozitën dominuese në tregun e telefonisë së lëvizshme. Komisioni i Konkurrencës konstatoi se shoqëria AMC ka abuzuar me pozitën dominuese duke vendosur çmime të pa drejta në tregun e telefonisë së lëvizshme dhe duke shkelur në këtë mënyrë nenin 9 të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Sipas ligjit një ndër format kryesore të abuzimit me pozitën dominuese është zbatimi i çmimeve të pa drejta prej tyre.
Gjoba
Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se shoqëria AMC ka aplikuar tarifa për shërbimin me kartë për thirrje brenda rrjetit dhe jashtë rrjetit me çmime më të lartë sesa mesatarja e rajonit. Gjithashtu AMC ka aplikuar tarifë terminimi kombëtarë mbi dy herë më të lartë krahasimisht me tarifën mesatare të terminimit të vendeve të rajonit. AMC ka aplikuar tarifa për shërbimin me parapagim mesatarisht mbi dy herë më të lartë se mesatarja respektove e vendeve të rajonit. Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se të dhënat e paraqitura konfirmojnë që shoqëritë objekt hetimi kanë aplikuar tarifa më të larta se vendet e rajonit me nivel të produktit të brendshme Bruto dhe të ardhurat për frymë të krahasueshme me Shqipërinë. Për këto arsye Komisioni i Konkurrencës ka vendosur që shoqëria AMC ka abuzuar me pozitën dominuese duke vendosur çmime të pa drejta në tregun e telefonisë së lëvizshme gjatë periudhës 2004-2005. Për shkeljet e kon tatuara shoqëria AMC gjobitet me 2% të xhiros vjetore të produktit përkatës të vitit 2005 që e shprehur në vlerë monetare është 211 552.00 lekë. Për ekzekutimin e kësaj shumë autoriteti i konkurrencë si kërkon policisë tatimore që të vjelë shumën e gjobës që është vënë në adresë të subjektit AMC. Por deri më tani rezulton se nuk veprim i tillë nuk është kryer nga policia tatimore, pasi AMC e ka ankimuar çështjen ne gjykatën e apelit.