"Çështja Basha" sot në Gjykatën e Lartë

Do të fillojë sot në Gjykatën e Lartë procesi ndaj ish-ministrit të Trasporteve Lulzim Basha dhe ish-vartësit të tij Andi Toma. Ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha akuzohet se në bashkëpunim me ish-drejtorin juridik të këtij dikasteri ka abuzuar me fondet e lëvruara për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës. Procesi do të shqyrtohet nga Kolegji Penal i kryesuar nga Spiro Spiro por Ministri Basha nuk do të jetë i pranishëm në seancë sepse prej disa ditësh ai gjendet jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi merr pjesë në forumin ekonomik të Davosit por do të përfaqësohet nga avokati i tij Zef Nikaj.