E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzuan me detyrën, ndëshkohen 36 mjekë

Tiranë- Masa administrative, ndëshkim me gjoba, heqje e ditës së punës, largim nga detyra dhe paralajmërim për pushim nga puna. Këto janë disa nga masat që Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka marrë ndaj mjekëve dhe infermierëve në qendra të ndryshme shëndetësore në vend, pas një kontrolli nga i cili dolën një sërë problemesh me disiplinën në punë.

Sipas burimeve nga ISKSH-ja, në total për 4 muajt e fundit janë dhënë disa masa. Masa disiplinore “Largim nga detyra si drejtore” për Q.Shëndetësore Delvinë dhe Dushk; “Ndërprerje kontrate” për një mjek në Gramsh; “Vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për një mjek e Dushk Lushnje; “Vërejtje” për 8 mjekë dhe 5 infermiere; “Heqje e një ditë pune” personelit të Sarandës; Masa administrative ndaj 25 mjekëve në masen 146000 lekë dhe masa zhdëmtimi ndaj 13 mjekëve në vlerën 51118 lekë.

“Në gjitha qendrat shëndetësore të kontrolluara, ndër drejtimet e kontrollit ka qenë zbatimi i disiplinës në punë nga personeli shëndetësor, ku janë konstatuar mangësi të personelit në shërbim”- thanë burimet, duke shtuar se qendrën shëndetësore Sarandë mungonte i gjithë personeli shëndetësor i qendrës.

Në qendrën shëndetësore Kodovjat, rrethi Gramsh, një mjek për muaj me radhë nuk shkonte në punë. Ndaj këtij mjeku u rekomandua masa “Nderprerje kontrate individuale me Q.SH”.

Ne disa qendra shendetësore të rrethit Kruje, Gramsh, Puke, u konstatua mungesa te personelit mjeksor, ku ne zbatim te kontrates jane rekomanduar masa disiplinore “Verejtje” per 8 mjeke te pergjithshem dhe te familjes dhe ndaj 5 infermireve.

Nisur nga ankesat e vazhdueshme te disa pensionisteve te rrethit Delvine, u konstatua keqmenaxhim te qendres shendetsore nga drejtoresha e kesaj qendre, mungese dhenie te sherbimeve shendetesore ndaj nje pensionisti, shkelje te theksuar te detyrimeve kontratuale si mjeke e pergjithshem dhe e familjes. Masa te rekomanduara “Ulje nga detyra” e drejtores se Q.Sh-Delvine.

Në pjesën më të madhe të qendrave shëndetësore mungojnë grafiku dhe orari i shërbimeve, informimi i të siguruarve për përfitimet nga skema e sigurimeve shendetësore, kishte mungesa të pajisjeve bazë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Mangësi u gjetën edhe në kartelat e pacientëve, pasi nuk plotësohen të dhënat e domosdoshme sipas praktikës mjeksore, nuk plotësohet saktë ecuria e semundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi.

Ka mungesa te theksuara te egzaminimeve laboratorike apo imazherike mbeshtetese te diagnozes, te cilat sherbejne si tregues te rendesishem te diagnostikimit e te vleresimit te gjendjes shendetesore te pacientit, per diagnoza si Astma bronchiale, Insuficience kardiake kronike, Diabet melitus, Ad. Prostate. Pra lëshohen barnat me rimbursim pa kryer këto ekzaminime të rëndësishme.

Problem sipas kontrollit kanë qenë edhe të dhënat e pasakta te deklaruara nga mjeket, veçenarisht te indikatorit te pageses per aktivitet, si plotesim te numrit te vizitave te nje pacienti dy-tre here brenda dites, vetem e vetem per te rritur ne menyre artificiale kete indikator pagese, mangesi ne plotesimin e dokumentacionit per te dhenat e deklaruar per indikatoret cilesor, si indikatorin e personave te paraqitur per here te pare ne vizite te mjeku, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›