Obama rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, teksa kriza financiare afrohet
SHBA- Barack Obama është rikthyer në Uashington i fokusuar në një rrugë pa krye me republikanët mbi marrëveshjen e reduktimit të defiçitit të nevojshëm për të shmangur një krizë fiskale.
Presidenti i sapozgjedhur amerikan po përballet me një shkëmb fiskal të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjes së taksave nëse marrëveshja arrihet.
Republikanët kanë ruajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të martën, por nuk arritën dot të merrnin Senatin.
Kryetari i Dhomës, John Boehner la të kuptohet në mundësinë e një kompromisi nëse presidenti bie dakord mbi reformën fiskale. Zoti Boehner, i cili negocioi me zotin Obama, gjatë të ashtuquajturë ujdi e madhe e shkrutimeve dhe shpenzimeve e të ardhuarve të reja në vitin 2011, tha se do të pranojë rishikimin e të ardhurave si pjesë e një marrëveshjeje tatimore.
Edhe para se ai me familjen e tij të fluturonte nga baza e tyre në Chicago në Uashington të mërkurën në mbrëmje, zoti Obama i telefonoi krytarit të Dhomës për të theksuar nevojën për të arritur një kompromis mbi buxhetin kur Kongresi të kthehet javën e ardhshme.
Analistët thonë se koha është e ngushtë, epokës Bush të shkurtimeve e taksave po i vjen fundi, në fund të vitit 2012 dhe automatikisht duhet një marrëveshje. Ekonomistët thonë se efekti i përgjithshëm i dështimit për të arritur një kompromis mund t’i çojë SHBA-të në recesion.
Dorina Bilbili/IDEA/