E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndarja e parave. Pronat, nis kompensimi me para, por ndryshon skema

Hiqet kufizimi për pagesën e vetëm 200 metrave katrorë truall. Përfitojnë më shumë pronarët me sipërfaqe më të mëdha.

Vendimi, lista me dokumentet që duhen dërguar në Agjencinë e Pronave.

Qeveria ka miratuar dje vendimin që i hap rrugën ndarjes së parave për kompensimin e pronarëve. Ndryshe nga vitet e tjera, sipërfaqja që kompensohet do të llogaritet me një formulë të re që favorizon pronarët me më shumë truall të pakompensuar. Nga ana tjetër, vendimi parashikon që aplikimi i pronarëve të fillojë pas pesë ditësh dhe të zgjasë një muaj.
Skema e re
Në vendimin e qeverisë është parashikuar edhe rekomandimi i Gjykatës për të Drejtat e Njeriut. Kjo e fundit ka kërkuar që skema e kompensimit financiar të ndryshojë sipas sipërfaqes së tokës. Ndryshe nga vendimi i mëparshëm, kur pavarësisht sipërfaqes së truallit të njohur, shteti kompensonte me para vetëm 200 metra katrorë, në këtë vendim sipërfaqja rritet progresivisht. Kështu, për 1500 metra tokë të njohur për kompensim, do të paguhen vetëm 200 metra katrorë. Për sipërfaqet nga 1500 deri në 3000 metra do paguhen 300 metra katrorë, për sipërfaqet deri në 5000 metra do të paguhen 400 metra katrorë, për sipërfaqet deri në 10 mijë metra do kompensohen 500 metra katrorë dhe për sipërfaqet mbi 10 mijë metra do kompensohen 600 metra katrorë. Në këtë mënyrë duket se vendoset një lloj barazie në ndarjen e fondit sipas sipërfaqes.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›