E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Ajshes, me vetëdije. Norja, pa probleme mendore

Shaban Norja në Gjykatën e Durrësit

DURRES- Shaban Norja nuk ka pasur asnjë shqetësim mendor. Sipas ekspertëve psikiatër, ai ka qenë i vetëdijshëm në momentet që ka masakruar në Xhafzotaj të Durrësit 18-vjeçaren Ajshe Vata, e cila mbante në barkun e saj fëmijën 11 javësh që kishte me të.

Mësohet se 80-vjeçari është vizituar në infermierinë që ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës, ku dhe po vuan dënimin për krimin e kryer, nëse ka pasur apo ka probleme mendore.

Vizita mjekësore, e cila është kryer nga një mjek i fushës, ka vërtetuar se Shaban Norja nuk ka vuajtur dhe nuk vuan nga probleme psikike. Vizita është kryer në kuadër të hetimeve dhe mbledhjen e provave që do të përdoren kundër tij në sallën e gjyqit kur i moshuari të dalë përpara togave të zeza për krimin makabër të 11 tetorit të këtij viti.

Në masën e arrestit, avokati i tij kërkoi që organi i akuzës të shikojë gjendjen mendore të 80-vjeçarit. Kjo për vetë mënyrën e kryerjes së krimit. Mirëpo rezultatet e vizitës vërtetojnë që Norja ka mendje të shëndoshë dhe nuk vuan absolutisht nga asnjë problem mendor.

Hetuesit e çështjes, në bazë të ndërtimit të skenës së krimit, dolën në përfundimin se shtetasi Shaban Norja e ka kryer vrasjen me paramendim, por ky fakt përforcohet akoma më shumë kur mjekësia thotë që 80-vjeçari nuk ka as problemin më të vogël mendor. Përveç kësaj, i moshuari, i cili ka lindur në shkurt të vitit 1932, nuk paraqet asnjë shqetësim tjetër shëndetësor.

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›