Acari, humb jetën kamionisti, kaloi natën në makinë
PRISHTINE - Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Kosovë. Siç raporton e përditshmja Express, një person është gjetur i vdekur mbrëmë vonë në Prishtinë në kamionin e tij.
Sipas informacioneve të para, viktima ishte shtetas maqedonas dhe transportonte produkte me kamion nga vendi i tij në Kosovë.
Gjithashtu mësohet se viktima për shumë kohë ishte munduar të rregullonte zinxhirët e kamionit të cilin drejtonte, pasi donte të nisej për në Maqedoni.
Po sipas gazetës Express, bëhet fjalë për një person mbi moshën 50 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Prej ditësh Kosova është përfshirë nga një i ftohtë i acartë me temperatura që kanë arritur në disa zona deri në -22 gradë celsius.
(er.nu/BalkanWeb)