E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet sërish Prokuroria, Apeli: Ndrea Prendi nuk do të shkojë në burg

Tiranë- Ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi nuk do të shkojë në burg. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së arrestit për Prendin.

Më herët Gjykata e Tiranës nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë që Ndrea Prendi të shkonte në burg, por dha masën “arrest shtëpie”.

Ndërkaq Prokuroria ka ripërseritur kërkesën e saj, por në Gjykatën e Apelit, e cila me vendimin e sotëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Kryegardiani Ndrea Prendi akuzohet nga Prokuroria si vrasësi i protestuesit Faik Myrtaj në demostratën e 21 janarit 2011, ku mbeten të vrarë edhe 3 protestues të tjerë.

Ditën e djeshme avokati Genc Gjokutaj, që mbronte ish-gardistin Agim Llupo u tërhoq nga mbrojtja pasi ishte në të njetin proces në mbrotje edhe të Ndrea Prendit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjykata rrëzon sërish kërkesën e Prokurorisë, Ndrea Prendi nuk do të shkojë në burg Tiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për...
  2. Prokuroria: Ish kreu i gardës të mbahet në burg Tiranë- Prokuroria nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj...
  3. Hetimi i “21 janarit, Ina Rama: Protestuesi Faik Myrtaj u vra nga kreu i Gardës, Ndrea Prendi Tiranë- Ndrea Prendi, ish-kreu i Gardës së Republikës është autori...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›