E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytëzimi i lumenjve, INUK bllokon 12 subjekte

Shfrytëzimi pa kriter i materialeve inerte në lumenj ka bërë që Inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar në bashkepunim me policinë e shtetit të qarkut Shkodër të bllokojë 12 subjekte që kryenin aktivitet të paligjshëm. Bëhet fjalë për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialeve inerte në lumenjtë Mat, Drin,Kir dhe Erzen.
 

“Për të gjitha këto subjekte Inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar vendosi sanksione administrative me gjobë deri në 24.000.000 lekë” ka theksuar përgjegjësja e sektorit të marrëdhënieve me publikun në INUK Misela Dervishi.
 

Sipas saj, ky aksion është ndërmarrë në zbatim të Ligjit për Rezervat Ujore ku nga 1 nëntori deri në 31 maj 2012 ndalohet shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve në argjinaturat e lumenjve. Gjithashtu ajo shton se kontrolli në basenet ujore do vazhdojë në të gjithë vendin.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›