”Koincidenca”: Edhe sezonin e kaluar ishte “TRE” numri i trajnerëve të huaj në drejtimin e ekipeve

Tashme kur është "konfiguruar" edhe trajneri i 12-të u këtij sezoni, që do të ulet në pankinën e ekipit kampion të Shqipërisë, Elbasanit, maqedonasi Nikola Ilievski, ajo që të bën përshtypje, është fakti se ashtu si edhe sezonin kaluar 2005-2006, është numri i "TRE" i trajnerëve të huaj që do të drejtojnë ekipet e Superligës për sezonin e ri.
Gjatë Kampionatit të 67-të Kombëtar të futbollit drejtimi i huaj iu besua kroatit Luka Bonacic te Dinamo, italianit Leonardo Menikini te Tirana dhe të vetmit trajner kampion të huaj në Shqipëri, malaziasit Dervish Haxhiosmanovic te Vllaznia.
Edhe këtë sezon do të kenë premierën e tyre tre trajnerë të huaj: gjermani Urlih Shulze te Vllaznia (finaliste e Kupës së Shqipërisë), rumuni Silviu Dumitresku te Apolonia ( rikthyer në Superligë) dhe maqedonasi Nikola Ilievski te kampioni i Shqipërisë, Elbasani.
Nëse rezistenca në qëndrim në krye të skuadrës e kroatit Bonacic ishte vetëm një ndeshje, ajo e malaziasit Haxhiomanovic 5 javë, ajo e italanit Leonardo Menikini ishte vetëm 20 javë, mbetet për të parë se sa do të rezistojnë trajnerët e rinj të huaj.
Gjermani Shulce është duke kryer me sukses fazën përgatitore me Vllazninë në Gjermani dhe ka në dispozicon një grup të mirë lojtarësh, rumuni Dumitresku është duke vuajtur mungesën e emrave titullarësh që refuzojnë të rreshtohen në radhët e Apolonisë, ndërsa maqedonasi Ilievski, sapo ka marrë një ekip kampion, por me shumë pak lojtarë nga ata që e shpallën për herë të dytë kampion Elbasanin.