E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani-Tirana, brenda shtatë ditësh dy "beteja" të mëdha

Kampioni i Shqiperisë, Elbasani do të jetë mysafir i fitueses së Kupës së Shqipërisë, Tiranës, në javën e parë të Kampionatit të 68-të Kombëtar të futbollit për kategorinë maksimale profesioniste në Shqipëri, Superligën, starti i të cilit zyrtarisht do të nisë më 26 gusht 2006.
Dy ekipet do të përballen për herë të dytë brenda shtatë ditësh, pas finales së Superkupës, ku dy fituesit e troveve më të rëndësishëm të sezonit të kaluar do të përballen më datën 19 gusht në stadiumin e qytetit të Durrësit, "Niko Dovana".
Kampionati i 68-të kombëtar na javën e parë të tij, ku marrn pjesë 12 ekipet më të mira të vendit do të ketë këtë kalendar ndeshjesh:

Datë 26 gusht
Dinamo-Teuta
Kastrioti-Besa
Partizani-Apolonia
Vllaznia-Luftëtari
Shkumbini-Flamurtari
Datë 27 gusht
Elbasani-Tirana

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›