E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja se si e "dredh" Catherine Zeta Jones

Aktorja Catherine Zeta-Jones ka gjetur një mënyrë të re për të qëndruar në formë: ajo ushtron shumë me "hula-hop".

Fituesja e çmimit "Oscar" ka zbuluar në emisionin "Ellen DeGeneres Show" se gjithçka lindi krejt papritmas, kur bleu një rreth në dyqan për t'i treguar fëmijëve aftësitë e saj. Aty kuptoi se ishte një ushtrim i mirë për një nënë 40 e ca vjeçare, siç është ajo.

Kështu, ajo vendosi të tregojë sërish talentin që zotëron me lodrën e veçantë, gjatë emisionit televiziv, teksa ka deklaruar:

"Kur ishim fëmijë, ne nuk i kishim gjithë këto lodra që kanë fëmijë tanë tani... Mund të them se kjo është tepër e efektshme edhe për neve të rriturit, pasi të forcon muskujt më kryesorë"./Ideksonline/

/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›