Adaptohet me binjakët

Celine Dion thotë se ajo “është duke ju adaptuar jetës” me dy binjakët e saj Nelson dhe Eddy.
Këngëtarja – e cila lindi djemtë në tetor – i ka thënë revistës franceze GALA se ajo për këtë do të falënderoj edhe nënën e saj Terezë dhe motrën Linda, pasi që prezenca e tyre ka bërë që ajo mos të shqetësohet shumë dhe të kryej si duhet “detyrat e shtëpisë, të përgatis ushqim apo të bën “shoping”.
“Nuk do ti kisha pasur këta fëmijë nëse nuk do isha kujdesur për ta, për ata po jap 200-300 për qind nga vetvetja që ata të rritën shëndoshë dhe mirë”, tha ajo.
“Ja ndërroj pelenat dhe i ushqej me gji kështu që është një gjë që askush nuk guxon të ma ndaloj. Është punë e lodhshme dhe intensive por të jep kënaqësie. Gjërat dhe ditët po ecin dhe ata po rritën”.
Sipas saj për këtë nuk ka nevojë të mbaj sekrete.
“Në çdo rast ushqimi me gji është shumë më i vështirë sidomos nëse jeni të stresuar. Ndonjëherë ka edhe situata komike. Për shembull kur ata kërkojnë të dy për të pirë qumësht dhe ju duhet të gjeni pozitën që ti adaptoni të dy”, ka thënë këngëtarja.