Gyllenhaal s’pëlqen lidhjet me VIP

Jake Gyllenhaal, pasi e ka hedhur në “mbeturina” të dashurën e tij Taylor Swift, sepse ai nuk është i gatshëm për lidhje të fshehta tani dëshiron ta gjej një vajzë të thjeshtë dhe të panjohur, ka thënë një burim.
Aktori ja kishte thënë lajmin edhe përfaqësuesit të tij të medieve qysh në fillim të kësaj jave se më nuk është me këngëtaren e hitit “Love Story”.
E! News ka shkruar se Jake e ka lënë Taylor sepse ai nuk dëshiron më një lidhje me të njohur, sepse ka pësuar edhe nga lidhja e tij me Reese Witherspoon.
“Jake më të vërtetë dëshiron që të ruhet aq më pak kur i ka dhënë fund edhe lidhjes me Reese. Të jem të qartë, ai dëshiron që të lirohet nga kjo gjë”, ka thënë një burim.
“Jake ka qenë i çuditur me vëmendjen që ka zgjuar në media ai dhe Swift por tani mendon të krijoj një gjë tjetër dhe të befasoj publikun me lidhjen e tij të re”, ka thënë në fund burimi.