Përfundon sezoni për Quagliarellan

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 16:25
Juventus ka mbetur pa Fabio Quagliarellan. Sulmuesi italian, i cili doli nga loja në fillim të ndeshjes me Parmën, ka pësuar një dëmtim të ligamentit kryqëzues në gjurin e djathtë.
Ky është rezultati trishtues që e kanë nxjerrë mjekës e klubit, pas kontrollit të së premtes paradite.
Kështu, sulmuesi kryesor i Bianconerëve do të mungojë nga 4 deri në 6 muaj, që do të thotë se ish futbollisti i Napolit dhe Udineses do të mungojë në pjesën e dytë të sezonit.