E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin grupi i parë i të evakuarve kosovarë nga Siria

Mbërrin grupi i parë i shtetasve të Kosovës nga Siria pas përkeqësimit të situatës në këtë shtet. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë identifikimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë momentalisht në këtë shtet dhe ua ka mundësuar atyre kthimin në Kosovë.
 

Artan Behrami, këshilltar për mediat në MPJ ka paralajmëruar se nesër do të evakuohen edhe 11 shtetas të tjerë që gjenden atje.
 

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës iu bën thirrje edhe njëherë të gjithë shtetasve kosovarë që të mos udhëtojnë për në Siri, ndërsa qytetarëve të Kosovës që gjenden në territorin e këtij shteti, që të largohen nga zonat e rrezikshme, deri në kohën, sa gjendja e sigurisë në këtë shtet të përmirësohet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›