E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Ky do të jetë “skandali Bernabeu”

Jose Mourinho është i zhgënjyer nga paraqitja e arbitrit në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që e pa Barcelonën të krijojë një avantazh të dukshëm (2-0) që në ndeshjen e parë.

“Nuk i kam thënë asgjë arbitrit, vetëm kam qeshur. Nëse do të them çfarë mendoj, karriera ime do të përfundonte tani”.
“Vetëm kam një pyetje: Pse? Pse Ovrebo (arbitri i ndeshjes Chelsea - Barcelona në gjysmëfinalen e vitit 2007), Busacca (në ndeshjen Barcelona - Arsenal këtë vit), Stark (në këtë ndeshje)? Në secilën gjysmëfinale ndodh e njëjta. Ne flasim për një ekip fantastik. Pse Chelsea nuk shkoi në finale? Pse Inter duhej të shpëtohej nga një mrekulli?”.

“Kur ishim 0-0 duhej të inkuadronim Kaka për Lass (para përjashtimit). Nuk e di nëse fuqia e (presidentit të Federatës Spanjolle) Angel Villar në Uefa, ose Unicefit, por nuk e kuptoj”.

“Guardiola është një trajner fantastik, por ai e fitoi Ligën e Kampionëve, që do të më turpëronte mua, me skandalin në Stamford Bridge. Këtë vit, nëse ai e fiton, do të jetë skandali Bernabeu”, ka thënë Mourinho pas disfatës së mbrëmshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›