E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emocione te forta - Real Madridi humb perballe Barcelones

Ne stadiumin e vet Santiago Bernabeo Reali humbi ne gjysmefinale me rezultat 02 dhe ne kete menyre humbi gati te gjitha gjasat per kualifikim ne finalen e kesaj Lige.

Te dy golat per Barcelonen i shenoi lojtari aktualisht me i mire ne bote Lionel Messi. Argjentinasi Messi po shkelqen serish. Ai eshte ne rrugen me te mire per tu bere rishtazi rekordmen i golave. Messit i mungon vetem nje gol per te arritur rekordin qe mban holandezi Ruud van Nistelrooy i cili ne vitin 2002/2003 me 12 golat arriti numrin me te larte te golave te shenuar ne nje sezon.

Bildunterschrift Spanien Fuball Champions League Real Madrid gegen FC Barcelona

Gjyqtari kryesor Stark merr levdata nga koleget

Ne ndeshjen e dy gjiganteve ne presion te madh ndodhej gjyqtari kryesor gjermani Wolfgang Stark. Ne kohen qe shefat e tij e uruan per nje perpikmeri te jashtezakonshme ne ndeshje Real Madridi e shau Stark si te paturpshem. Gjate gjithe ndeshjes Stark duhej te merrej me skena teper emocionale te cilat ai i perballoi mjaft mire. Fjalet e shefit te tij Herbert Fandel drejtues i gjyqtareve gjermane te futbollit per sherbimin informativ sportivSID se eshte per ne pergjegjesit e mrekullueshme kur numri 1 i yni jep nje rezultat te klasit te pare - Stark i meriton.

Ndeshja kthyese ne Barcelone zhvillohet te marten e ardhshme. Nje dite me pare Mancester Junajtid fitoi me te njejtin rezultat si mysafir kunder ekipit gjerman Shalke. Ndeshja kthyese mes ketyre ekipeve ne Mancester zhvillohet te merkuren.

AG/Cani/Arapi

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›