E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebayor në shitje?

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor është vënë në shitje. Këtë lajm shokues e ka publikuar të mërkurën tabloidi britanik The Sun, i cili shkruante se trajneri i Citizens, Roberto Mancini, planifikon të përfitojë disa para për ta transferuar spanjollin e Liverpoolit, Fernando Torres.

Përpos Adebayor, ndër futbollistët në të cilët nuk llogarit trajneri italian për sezonin e ardhshëm janë edhe Bridge, Wright-Phillips e Ireland. Sulmuesi togolez, i cili gjatë verës që shkoi ishte transferuar nga Arsenal për 29 milionë euro, këtë sezon ka realizuar vetëm 13 gola në 29 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›