E Diel, 1 Nëntor 2026

Adela dhe Bjordi më 28 shkurt si prezantues në klubin e fansave të “Vallëzim me yjet”



Ja ku na vjen edhe lajmi, kësaj here i saktë dhe përfundimtar. Momenti i shumëpritur për fansat e Adelës dhe Bjordit është fare afër. Mbas një jave çifti aq i dashur për publikun do të shfaqet në ekran me një program të moderuar prej tyre. Ky program do të jetë në funksion të spektaklit të madh “Vallëzim me yjet” më regjizore Vera Grabockën dhe prezantuese Alketa Vejsiun. çdo të dielë Adela dhe Bjordi do të drejtojnë një program ku diskutohet rreth konkurentëve të këtij spektakli, emra të cilët ju tashmë i keni parë vetë në ekran, do të ketë bisedë me të eleminuarit, kërcime, debate, intervista dhe gjithçka tjetër që shërben për të kuptuar më mirë se çfarë mendojnë fansat për personazhet që garojnë për 50 mijë euro, çfarë mendojnë të eleminuarit, çfarë ndodh prapa kuintave dhe kush po preferohet më shumë. Ky është i pari rast që dy ish konkurentë të “Big Brother” arrijnë të prekin ëndrrën e tyre, televizionin me një program të drejtuar prej tyre. Deri tani kemi raste kur ata janë angazhuar në radio si psh Romina, Jonida, Adi por nuk ka dalë akoma ndonjë emër që të promovohej për të qenë pjesë e një formati televiziv. Të gjithë po presin se si do të jetë performanca e çiftit si prezantues, a do të arrijnë ata të gozhdojnë publikun para ekranit, njësoj si atëherë kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ne do t’i ndjekim për të marrë këto përgjigje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›