E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS të përfaqësojë në Kuvend votuesit e saj



Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri apel dje deputetëve të PS të kthehen në Kuvend, që të përfaqësojnë interesat e votuesve të tyre dhe jo të pronarëve të pallateve. “I ftoj kolegët e bashkëluftëtarët e kohëve të vështira kur krijuam, forcuam e modernizuam Partinë Socialiste dhe e bëmë atë forcë qeverisëse të vendit që të mos pranojnë që dikush të tallet me ta e ti dërgojë të bëjnë roje në pallate klientësh, por të shkojnë në Kuvend e të bëhen roje e interesave të vendit e të dëshmojnë se nuk janë peng i atyre interesave që kanë marrë peng kryetarin e tyre josocialist”, u shpreh dje Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Luan Rama. Ai tha dje se me qëndrimet e saj, PS është pa lidership, pa aleatë dhe pa alternative tjetër përveç bojkotit e rrugës, pa miq dhe aleate ndërkombëtarë të cilët i ka pasur më të shumtë edhe kur sapo qe krijuar më 1991.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›