E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, Topalli lobing për njohjen e Pavarësisë së Kosovës



Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë vizitës së saj një ditore në Egjipt i ka kërkuar homologut të saj që të njohë Kosovës. Në takimin zyrtar me kryetarin e Asamblesë Popullore të Egjiptit, Fathy Souror, Topalli ka kërkuar që ky shtet të ndikojë në njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet e botës arabe. Duke vlerësuar ndihmën e dhënë nga Egjipti gjatë luftës në Kosovë, kryeparlamentarja tha se ne e konsiderojmë Egjiptin si një vend lider të botës arabe, që me influencën e tij do të ndikonte mjaft në njohjen e shtetit të Kosovës. “Ky realitet i ri, tha Kryetarja e Kuvendit, ka ndikuar në stabilitetin e rajonit tonë, duke çuar përpara fqinjësinë e mirë, pas njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë”. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Egjiptit, i pranishëm në takim, siguroi Topallin se ky komision do t’i rekomandojë Qeverisë së Egjiptit njohjen e shtetit të Kosovës, pasi edhe opinioni publik është në favor. Në nderim të vizitës së saj, kryetari i Parlamentit kishte përgatitur posaçërisht për të një medalje të artë, ku ishte gdhendur emri i saj. Kryeparlamentarja shqiptare ishte e ftuara speciale e zonjës së parë Suzane Mubarak, për të marrë pjesë në konferencën rajonale “Gratë parlamentare të vendeve anëtare të Unionit për Mesdheun”. Ajo ka për qëllim rritjen e rolit të gruas në vendimmarrje, si një nga prioritetet e Unionit për Mesdheun, organizëm i cili bashkëkryesohet nga Presidenti i Francës, Nicolaa Sarkozi dhe nga Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›