E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE nis të hënën takimet në Tiranë



Një delegacion i Këshillit të Evropës mbërrin sot në Tiranë për një tur takimesh, për të asistuar Presidentin Topi në përpjekjen e tij për zgjidhjen e krizës. Në krye të delegacionit të KiE-së është Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut çaushoglu, dhe liderët e pesë grupeve parlamentare së bashku me dy raporterët e monitorimit për Shqipërinë, të cilët më 22 dhe 23 Shkurt, do të takojnë Presidentin e Republikës, Kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin, liderët e partive politike dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Sipas KiE-së, vizita e tyre është një përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë për të “mbështetur procesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojë Presidentin Topi në rolin e tij si mediator dhe në përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik. Me miratimin e rezolutës në fund të muajit të kaluar, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i kërkoi Komitetit të saj presidencial që të vizitojë Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Tashmë axhenda e takimeve të tyre është përcaktuar; të hënën në mëngjes është takimi i parë me Presidentin Topi, për të vijuar me takimet me kryeparlamentaren Topalli dhe Kryeministrin Sali Berisha në orën 11:45 minuta. Pas mesditës, ata do të takohen me kreun e opozitës Edi Rama, ndërsa pasdite do të takojnë sërish kreun e shtetit Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›