E Diel, 1 Nëntor 2026

Adela dhe Bjordi në premierën e filmit “Lindje, perëndim, lindje”

 

Nuk kishin se si të mungonin në premierën e filmit “Lindje, perëndim Lindje”, Bjordi dhe Adela. Kjo, duke pasur parasysh pasionin e madh të Bjordit për kinematogrinë  të cilën e ka shprehur në çdo intervistë për mediat. Sa herë ka filma të rinj në kinema dhe aq më shumë kur në ekranin e madh janë filmat shqiptarë,  aq të paktë në numër, çifti mban frymën në kinema. Por dje për çiftin ka qenë një ditë e veçantë, ose më saktë për Adelën e cila ka pasur ditëlindjen, duke mbushur kështu 23 vjeçe. Në faqen e saj në face book  urimet kanë qenë të shumta. Mësojmë që çifti nuk ka menduar të organizojë ndonjë festë me këtë rast,  por nuk i dihet asnjëherë pasi festat mund t’ja organizojnë si surprizë edhe miqtë e tyre të cilët në këto kohë  i kanë qëndruar atyre  shumë pranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›