Carly Rae Jepsen do të përkulej para Madonna-s

Carly Rae Jepsen ka mundësi të ju përkulet Madonna-s në rast se do të kishte mundësi ta takonte. 27 vjeçarja fitoi famë të madhe me hitin “Call me maybe” dhe tashmë ka nënshrkuar kontratë me shtëpinë diskografike “Scooter Braun's School Boy Records”.
Carly është mike shumë e afërt me idolin e adoleshentëve Justin Bieber por shpreson që të ketë mundësi ta rrisë shoqërinë e saj me të famshëm në një të ardhme të afërt.
“Nëse do ta takoja Madonna-n, do t’i përkulesha dhe do t’i puthja duart”, tha ajo.
Duke ju falenderuar edhe pamjes së saj të bukur, zeshkania e bukur ka mbasë vete një armatë të tërë me fansa.
“Më ka ndodhë që disa djemë të rinjë të më kërkojnë ti ‘telefonojë ndonjërë’, tha ajo duke qeshur e duke aluduar në hitin e saj.
Këngëtarja kanadeze tashmë është në lidhje me muzikantin Matthew Koma. /Indeksonline/